SHPËRNDAJE

Ka përfundar projekti Inovacioni në vepër i cila ka patur shumën e përgjthshme prej 2,400,000.din.

Ky projekt sipas përgjegjëses së zyrës për Zhvillim Ekonomik në Preshevë, Blerina Qerimi është financuar nga kabineti i ministrit për Inovacion dhe Zhvillim Tekonologjik ndërsa është realizuar nga zyra për zhvillim ekonomik në Preshevë në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Zonja Qerimi ka konfirmuar për portalin preshevacom se në kuadër të këtijë projekti gjithsej kanë përfituar 11 gra, dy prej tyre biznese fillestare dhe nëntë ekzsituese.

Përfitueset përveç që kanë përfituar mjete të pakthyeshme për zhvillimin e bizneseve të tyre poashtu ato kanë patur edhe trajnime falas me ekspert të Qendrës për Zhvillim të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës./presheva.com/