SHPËRNDAJE

Pamvarësisht gjendjes e cila ka kapluar jo vetëm Luginën por tërë rruzullin tokësor, dëshmorët e UÇPMB-së, nuk janë harruar as në këto ditë të vështira.

Edhe pse jo shumë në numër, bashkëluftëtarë dhe veprimtarë nderuan sot veprën heroike të dëshmorit të UÇPMB-së Daut Sulejmanit me vënien e kurorave me lule tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Dobrosin të Bujanocit.

Në postimin e liderit të LPD-së Shqiprim Musliut thuhet:

“Në këto momente të jashtëzakonshme, nuk i lejuam vetes që mos t’ja ndanim pak kohë për të nderuar veprën madhështore të dëshmorit më të ri në moshë të UÇPMB-së Daut Sulejmani.

Sot u bënë 19 vite që kur Dauti dha jetën e tij, që në atë kohë ishte një djal i ri 17 vjeçarë, e që shëmbëllente urtësi e guxim për të gjithë gjeneratat, se dashuria dhe flijimi për atdheun nuk njeh moshë. Ne sot e kujtuam atë me homazhe në vendin e prehjes së tij në fsh.Dobrosin.

Kontributi i tij dhe jeta që i dha atdheut për liri e çlirim, është pjesë e pandashme e misionit dhe amanetit që na e lanë brezave tanë. Lavdi për Daut Sulejmanin, Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut” ka shkruar Musliu./presheva.com/