SHPËRNDAJE

Me qëllim të shmangies së pritjeve tek vendkalimi mbi hekurudhë vendi i quajtur: “Rampa” në Stacionin Hekurudhor është vendosur kamera për të transmetuar drejtëpërdrejtë (live) gjendjen momentale në këtë vendkalim përmes monitorit të vendosur në afërsi të rrugës për në fshatin Zhunicë.

Sipas zyrtarëve të pushtetit lokal në Preshvë transmetimi do të bëhet 24 orë dhe vozitësit e automjeteve për tui shmangur pritjevee në afërsi të rampës, mund të kalojnë në rrugën alternativë që të shpie gjithashtu për në destinacionin që lidhet pas rampës në fjalë.

Sipas tyre kjo do të shërbejë si opcion momental deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare e cila do të realizohet përmes ndërtimit të mbikalimit apo zhvendosjes së stacionit hekurudhor.

Përndryshe, Komuna e Preshevës i është drejtuar instancave shtetërore për gjetjen e një zgjidhje të përhershme përmes ndërtimit të mbikalimit ose zhvendosjes së shërbimit doganor hekurudhor në një lokacion tjetër, pasi vonesat shkaktohen kryesisht nga mbajtja e trenave të mallrave gjatë kryerjes së procedurave doganore, thonë kështu për portalin preshevacom zyrtarët e administratës komunale në Preshevës./presheva.com/