SHPËRNDAJE

Realizimi i buxhetit të komunës së Preshevës deri në fund të këtijë viti kalendarik do të bëhet me përpikmëri duke u shfrytëzuar sipas planifikimit, tha kështu gjatë një interviste për portalin preshevacom, zëdhënësi i kryetarit të komunës, Mendurim Presheva. Përmes buxhetit komunal prej 10 milionësh do të realizohen edhe punët e mbetura duke shpresuar edhe në mos neglizhencë të punëkryesve të cilët shpesh herë kanë sjellur mos rrespektim të afateve kohore.

Nga ardhja në pushtet për vetëqevesje lokale, Shqiprim Arifi prej vitit 2016 buxheti komunal prej gjashtë apo shtatë milion euro sa ishte tani është rritur në 10 milion duke bërë qasje profesioanle tek donacionet e ndryshme tha ndër të tjera zëdhënësi i kabinetit të kryetarit të komunës.

Sipas tijë gjatë kësaj kohe është dashur edhe rikuperim i marrëdhënieve me stafin diplomatik ndërkombëtarë që janë të akredituar në Beograd për të krijuar ura bashkëpunimi. Vlen të përmendet se tek rritja e buxhetit komunal tani ka ndikuar edhe obligimet që i ka parashtruar pushteti lokal i Preshevës ndërmarrjes EPS duke i kërkuar taksë për çdo shtyllë kryesore elektrike që është e vendosur tek ne. Për herë të parë në vendin tonë është përpiluar edhe platforma online për hartimin e buxhetit për vitin 2019 ku qytetarët do të kenë qasje për të propozuar idetë dhe nevojat për projekte konkrete./presheva.com/