SHPËRNDAJE

Pasi ka përfunduar protesta e PD-së në studion e Open ka nisur një analizë dhe debat që ka provokuar edhe diskutim të fortë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se protesta e PD-së ka ndryshuar slogan nga Rama-ik në Basha rri në mënyrë që të sigurojë një mbështetje të tij përpara se ai të ikë me pushime në Amsterdam.

Ka reaguar menjëherë anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, duke pyetur se a jeni në terezi jut ë mazhorancës që kujtoni se protestuesit dalin për Bashën, si mendoni se ata që dalin për Teatrin apo Astirin dalin për Bashën? Kadilli tha se protesta e opozitës është vullnet për të kundërshtuar politikën e qeverisë dhe për të dhënë sinjalin për ndryshim.