SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë ka njoftuar se po kërkon një mënyrë që të moshuarit mbi 65 vjeç të paktën tre herë në javë të shëtisin.
Sipas Vuçiq, ka shumë mundësi që ata nga java e ardhshme të mund të shëtisin tre herë në javë javë, nga gjysmë ore, por deri në 300 metra larg shtëpisë së tyre.
“Në tre ditë do të ndajmë nga tetë orë për pensionistët, por gjatë orës policore.
Sidoqoftë, ata nuk duhet të jenë në kontakt me të tjerët” tha Vuçiç.
Ai bëri të ditur që ora policore gjatë festave të Pashkëve do të jetë nga e premtja ora 17 deri të martën në ora 5 e mëngjesit.