SHPËRNDAJE

Në lokalet e Biliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u përurua numri i parë i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj “Shpresat”, organ i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Të ftuar në këtë eveminet ishin drejtorët e shkollave fillore të Luginës së Preshevës, të cilët shfaqën gatishmëri që t’i ndihmojnë Bibliotekës në shpërndarjen e revistës nëpër shkollat e tyre.

Para të pranishmëve folën drejtori i Bibliotekës, z. Reshat Neziri, kryeredaktori Hasan Hasani, zv/kryeredaktori Bilall Maliqi dhe lektori Xhemaludin Rexhepi, të cilët shpalosën objektivat e kësaj reviste për në të ardhmen.

Ky numër do të shpërndahet nëpër shkolla të Luginës që në ditën e parë të kthimit të nxënësve nga gjysmëvjetori…/presheva.com/