SHPËRNDAJE

Në pranin e gjithë drejtorëve të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, edhe zyrtarisht është përuruar revista letrare për fëmijë ‘’ SHPRESAT’’.

Pas një angazhimi permanent dhe me koordinim me drejtorët e shkollave, kjo nismë tashmë ka dhënë rezultatet e para, ku dhe në duart e nxënësve është shpërndarë numri i parë i kësaj reviste.

Drejtori Reshat Neziri para të pranishmëve ka thënë se shtypi për fëmijë tek nxënësit po rikthehet pas një periudhe disa vjeçare, dhe është i bindur se revista ‘’ SHPRESAT’’, do të jetë e përhershme për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës. Ai gjithashtu ka thënë se do ta mbështesë në çdo formë këtë revistë, që brezat e rinj ta kenë si udhërrëfyes për sukseseve e tyre.

Ndërsa kryeredaktori Hasan Hasani , ka thënë se revista tashmë është një mundësi e mirë, jo vetëm për nxënësit por edhe për shkollat shqipe në Luginë, pasi do të shërbejë si pasqyrë për sukseset e përgjithshme të arsimit fillorë. Ai po ashtu ka thënë se revista do të stimulojë nxënësit që të jenë sa më afër librit, ku do të dalin në pah edhe talent e sferave të ndryshme.

Bilall Maliqi zv,kryeredaktorë ka theksuar se kjo revistë vie si rezultat i këmbëngulësisë së drejtorit të bibliotekës dhe organizatorit Hasan Hasani. Ai njëherit ka përgëzuar edhe drejtorët e shkollave për mbështetjen e dhënë me shpresë që kjo revistë të shtoj kapacitet mbi 2000 copë.

Profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe Xhemaledin Rexhepi i cili lekturon revistën “SHPRESAT’’, ka uruar drejtuesit e bibliotekës për këtë iniciativë të konkretizuar, duke uruar që bashkërisht ti motivojmë të rinjtë që të jenë sa më afër leximit.

Në fund edhe drejtorët e shkollave e kanë përshëndetur botimin e parë të revistën “SHPRESAT’’, me bindjen se do të jenë mbështetës të pa rezervë të kësaj reviste për nxënësit e shkollave fillore në Luginë.

Në fund është hartuar edhe listave e kërkesave të revistës, kur kërkesat kanë tejkaluar numrin prej 1500 copë, çka dëshmon se kjo nismë fillimin e ka të mbarë.

Vlen të theksohet se për shkollat e malësisë së Preshevës e Bujanocit si dhe në shkollat e Medvegjës revista do të shpërndahet falas./presheva.com/