SHPËRNDAJE

Real Madridi nuk po kalon nëpër një fazë të mirë parasezonale duke mos shënuar asnjë fitore në tre takime të zhvilluara në SHBA.

Kjo ka bërë që të alarmohet skuadra madrilene përkundër se ka pasur disa investime në ekip gjatë afatit kalimtar të verës.

Së fundi, Los Blancos u mposhtën 7-3 prej rivalit lokal të Atleticos gjersa mbretërit duhet të bëjnç disa ndryshime 12 ditë para fillimit të La Ligas.

Marca ka renditur pesë gjërat kryesore që trajneri Zinedine Zidane duhet t’i rregullojë para se të nis kampionati i ri spanjoll.

Intensiteti

“Atletico e mori lojën seriozisht edhe në miqësore”, kishin deklaruar të gjithë pas humbjes kundër Atleticos. Një justifikim, i cili nuk përshtatet me filozofinë historike të Madridit, pasi që bëhet fjalë për një gjigantë evropian. Zidane dhe tifozët duan një reagim të menjëhershëm nga lojtarët e tyre, të cilët tani për tani kanë dhënë shenja shqetësuese të sezonit të kaluar: apatia, mungesa e intensitetit, mungesa e përqendrimit… Para Tottenham, objektivi i parë është të garosh.

Mbrojtja

Madridi ka bërë lëshime të mëdha në mbrojtje në tri ndeshjet e fundit të para sezonit. 12 gola të pësuara në tri takime është një bagazh i papajtueshëm me luftën për tituj. Përmirësimi i pozicionimit të rreshtit të katër, zvogëlimi i distancës midis mbrojtësve dhe mesfushorëve, zvogëlimi i dështimeve individuale janë disa nga aspektet për tu përmirësuar menjëherë nëse nuk duan të vuajnë një makth të ri.

Koncentrimi në minutat e para

Siç po ndodh sikurse sezonin e kaluar, futbollistët e Madridit po i fillojnë takimet të paravendosur mirë dhe të pa koncentruar. Reali po pranon kohët e fundit shumë gola në minutat e para të takimeve. Bayern u shënoi në minutën e 15-të, Arsenali në të tetën gjersa Atletico në të 50 sekondë. Kundër Arsenalit dhe Atleticos ishin në disavantazh prej së paku dy golave në pjesën e parë.

Loja rreth Hazardit

Ai ishte më i miri kundër Bayernit, por mungoi kundër Arsenalit dhe Atleticos së Madridit. Askush nuk dyshon në cilësinë e tij dhe se do të jetë një nga lojtarët më të mirë të sezonit, por Zinedine Zidane ka shumë punë përpara për t’iu përshtatur ekipit. Belgu duhet të jetë referenca e Madridit të ri, lojtari në të cilin kthehet i gjithë futbolli i Los Blancos. Tani për tani, ai është shkëputur nga loja korale e ekipit. Duke kaluar në të majtë, sulmuesi e zhvendosur në krahun e djathtë Vinicius Juniorin.

Golashënuesi

Një tjetër objektiv në pritje te Real Madrid: Golashënuesi. Paraqitja dhe nënshkrimi i Luka Jovicit duket se ende nuk e ka zgjidhur problemin kryesor të skuadrës që nga largimi i Cristiano Ronaldos: shënimi i golave. Skuadra nuk ka gjetur një golashënues në ndeshjet e para, ku ka dështuar  Karim Benzema si dhe Jovic. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Madridi ka humbur shërbimet e Asensios (i cili shënoi kundër Arsenalit) dhe pritet të lirohet edhe nga Gareth Bale.