SHPËRNDAJE

Peshku

Peshku është një ndër produktet ushqimore që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe syve. Këshillohet që fëmijët dhe të rriturit të konsumojnë peshk të paktën dy herë në javë.

Peshku mund t’i jepet fëmijës pra që në moshën shtatëmujore në formë pureje ose të zier, sepse tretet lehtë. Ai është një ushqim i cili rrallëherë mund të shkaktojë alergji, prandaj mund të konsumohet pa frikë i freskët.

Në çantën e ushqimit të fëmijëve mund të vendosni vazhdimisht sandviçë me peshk. Peshku ndër të tjera ndikon në zhvillimin e kockave të fëmijëve në periudhën shkollore, sepse është i pasur me fosfor dhe minerale. Por nga ana tjetër, ekspertët na paralajmërojnë për moskonsumim të tepërt.

Çdo gjë e tepërt është e dëmshme për organizmin. Peshku sugjerohet të përgatitet në furrë, me avull apo në skarë dhe jo të skuqet. Specialistët pohojnë që më së miri do të ishte të merrni peshk të freskët, të gjallë, sepse ai ka më shumë vlera sesa peshku i ngrirë, i cili shitet në shitore të ndryshme.