SHPËRNDAJE

Gazetari i Bild, Peter Tiede ka reaguar sërish pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se i ka dorëzuar prokurën avokatit gjerman, Mattihas Prinz, për padinë kundër publikimit të audio-përgjimeve të dosjeve 339 dhe 184.

Padia kundër ‘Bild’, Rama i dorëzon prokurën avokatit gjerman

Sipas Tiede, Prinz është një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermanisë, gjithsesi, Rama nuk ka asgjë më shumë për padinë se ky avokat.

“Oh, zoti Rama … Çmenduri: Kryeministri i Shqipërisë Rama dëshiron të më padisë mua. Ai tashmë ka të paktën një avokat – në fund të fundit, një nga ato më të shtrenjtët në Gjermani … por ai nuk ka më shumë… Ndërkohë, ai ka bërë fushatë për zgjedhjet e anuluara – të mbrojtura nga më shumë se 1000 oficerë policie…”, shkruan Tiede.

Edhe Top Channel raportoi pak më parë për klientët super të pasur që Mattihas Prinz ka patur si avokat.