SHPËRNDAJE

Federata Franceze ka pezulluar të gjitha aktivitetet dhe garat e përgjithshme.

Kurse vendimi për pezullimin e Ligue 1 pritet të merret nga LFP, e cila do të takohet nesër nga ora 10:00.

Po ashtu kampionati i futbollit është pezulluar edhe në Spanjë dhe në disa vende të tjera si shkak i koronavirusit.

Të prekur me këtë virus janë edhe disa futbollist ndërsa së fundmi Arsenal ka konfirmuar që edhe trajneri i tyre është prekur nga koronavirusi.

Kurse këto pezullime janë duke u bërë që të ndalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.