SHPËRNDAJE

Pjeshka

Nektari i pjeshkës e mbron trupin nga çrregullimet e tretjes, me ndihmën e vitaminave A, B3 dhe C, acidit folik, betakarotenit dhe potasit që ndodhen në këtë frut forcohet mekanizmi mbrojtës i trupit dhe lehtësohet tretja e ushqimit.

Veçanërisht personat që kanë probleme me tretjen dhe vuajnë nga kapsllëku mund ta kalojnë këtë shqetësim me ndihmën e nektarit të pjeshkës. Pra, specialistët sugjerojnë konsum-imin e lëngjeve për të luftuar problemet e tretjes.

Nektari pjeshkës pastron gjakun me ndihmën e veçorisë antioksiduese, duke mbrojtur trupin nga toksinat, si dhe mundëson një funksionim të rregullt të veshkave dhe tëmthit.

Me ndihmën e mineraleve që përmban, pra nektari i pjeshkës ndihmon në parandalimin e problemeve në sistemin tretës.