SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kroacisë, andrej Plenkoviq sot deklaroi se një nga temat aktuale politike të kyryesimit kroat në BE do të jetë edhe  Samiti i Ballkanit Perëndimor në muajin maj që do të mbahet në Zagreb e që ka për qëllim përshpejtimin e dinamikës së zgjerimit.

“Në konsultimet tona do të përpiqemi të apo të debllokojmë atë, që për fat të keq, u vedos në tetor në Këshillin e BE-së”, tha Plenkoviq

Ai thotë se duhet të gjendet mënyrë se si të nisen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri në tetor të vitit të kaluar nuk morën ftesën nga BE për të nisur bisedimet dhe për t’i hapur kapitujt. Pjesa më e madhe e BE-së ishin për nisje të bisedimeve mirëpo presidenti francez, Emmanuel Macron vendosi veto duke thënë se duhet të ketë kritere të reja për hyrje në BE.