SHPËRNDAJE

Një javë më parë është bërë konstituimi i Këshillit për shëndetësi për Qytetin Preshevë. Këshilli me përbërje të re në periudhën në vazhdim ka për qëllim miratimin e vendimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me zbatimin e masave për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, avansimin e mbrojtjes shëndetësore në interes të qytetarëve të Preshevë, si dhe në përmbushjen e detyrave të tjera me qëllim të ngritjes së nivelit të kujdesit shëndetësor dhe të sistemit shëndetësor brenda qytetit.

Kryetari i Këshillit për Shëndetësi, doktor Flakron Sabedini sqaron që Këshilli përbehet nga nëntë anëtarë. Javën e kaluar është mbajtë mbledhja e parë për këtë vit dhe janë zgjedhë kryetari dhe zëvendës kryetari sipas Rregullores mbi punën e Këshillit për Shëndetësi. Kryetari i këshillit dr. Flakron Sabedini thekson që në muajtë në vazhdim do punojnë në identifikimin e problemeve që kanë të bëjnë me shëndetësinë, në përpilimin e planit të veprimit, dhe pastaj edhe në zbatimin e planit në zgjidhjen e problemeve.

‘’Këshilli për shëndetësi nuk merret me shëndetin e individëve pasi kjo është detyrë e punonjësve shëndetësorë pra detyrë e përditshme e mjekut. Këshilli për Shëndetësi ka një rrol këshillimi dhe merret me të gjitha aspektet e shëndetit, duke filluar nga përcjellja e punës së Institucionit të mbrojtjes primare Shëndetësore ku themelues është vetadministrimi lokal, bashkëpunimin me Qendrën për punë Sociale ,Fondin Republikan për sigurim shëndetësor dega në Preshevë, Ndërmarrjen publike ,,Moravica” , Këshilltarin për të drejtat e pacientëve dhe të gjitha organizatat të cilat kanë në programin e tyre ruajtjen, promovimin, avansimin e cështjeve shëndetësore. Përfshin gjithashtu vlerësimin e kontrollit të ujit të pijshëm, zhurmës , cështjen e rrezikut nga qentë endacak, rreziku nga ndotja e ambientit, pra cdo gjë që ,,merakos” qytetarët në lidhje me shëndetin e tyre dhe të drejtat e tyre si pacient. Nga viti 2013 formimi i Këshillit për Shëndetësi është detyrim ligjor për cdo Qytet dhe komunë.” potencoi Kryetari i Këshillit për Shëndetësi, Dr. F. Sabedini .

Dje është mbajtur edhe Mbledhja e dytë e Këshillit për Shëndetësi me prani të shumicës së anëtarëve, dhe është diskutuar mbi shqyrtimin e rregullores në fuqi, mbi plotësim/ndryshimin e kapitujve apo neneve me qëllim të funksionimit sa më të mirë të punës në vazhdimësi. Në fund të muajit Dhjetor do mbahet mbledhja e tretë e Këshillit ku do përcaktohen grupet punuese të përkohshme dhe të përhershme, gjithashtu do diskutohet raporti vjetor i Këshilltarit për të drejtat e pacientëve.

“Sfidat janë të dyanshme , në njërën anë mungesa e kuadrove, numri i ulët i të punësuarve shëndetësor në raport me nevojat e banorëve, ,,gabimet” e disa ofruesve të shërbimeve shëndetësore, sjellja jo e duhur , dhe në tjetrën anë gjendja ekonomike e rënduar e pacientëve, vështirësitë në marrjen e shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciare përshkak të kufizimeve në gjuhë , transport , shterrja e durimit përshkak të problemeve të vazhdueshme në rrugën për të marrë trajtimin e duhur kanë bërë që ,,faji” të jetë jetim ndërsa të dëmtuarit të merren me njëri tjetrin. Këshilli për Shëndetësi do bëj përpjekjen e duhur për të bërë ndërmjetësimin sa më efikas në ruajtjen dhe rregullimin e raporteve të mira në mes pacientëve , kujdesit të duhur shëndetësorë dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Dhe një plagë e këtillë është dicka me të cilën përballet shëndetësia në tërë Sërbinë ashtu edhe te ne.” potencon Kryetari.

Puna e Këshillit për Shëndetësi është publike dhe përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik kanë të drejtë të përcjellin punën e Këshillit. Kjo gjithashtu i kontribon informimit të plotë dhe të saktë mbi punën e Këshillit për Shëndetësi.

Këshilli për Shëndetësi përbëhet nga: