SHPËRNDAJE

Si në shumicën e institucioneve shëndetësore në Serbi, një nga problemet kryesore është mungesa e punësimit të kuadrove ndërsa nga ana tjetër trendi i largimit të punonjësve shëndetësor jashtë vendit është në rritje.

Duke pasur parasysh normën e caktuar me rregulloren për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore, në shtëpinë e shëndetit në Preshevë mungojnë 6 mjek dhe 15 motra medicinale, duke mos llogarit edhe stafin tjetër si ndihmës higjienik, puntorë adminsitativ, shoferë e të tjerë. Duke patur parasysh që dy vitet e ardhshme në shtëpinë e shëndetit do të pensionohen edhe 5 mjek specialistë, kështu që ky numër mund të rritet edhe më shumë.

Plani aktual për shtëpinë e shëndetit në Preshevë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë për vitin 2018 janë planifikuar maksimum 46 mjek dhe 95 personel mjeksor me kualifikim të lartë dhe të mesëm, për nevojat e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, paga e të cilëve financohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore Republikan, në bazë të kontratës .

Kur kjo merret parasysh, edhe pse momentalisht në shtëpinë e shëndetit në Preshevë ka mungesë, ndalesa e punësimit nga ana e ministrisë dhe në bazë të planit kadrovik të vitit 2018, në shtëpinë e shëndetit nga fundi i vitit 2013 janë larguar gjithsejt 31 puntorë mirëpo edhe pas shumë takimeve dhe kërkesave nga ana e shtëpisë së shëndetit, plotësimi i kuadrove të ri dhe stafit mjeksor kanë has në vesh të shurdhët.

Nga ana tjetër, me program duke financuar nga komuna, për të plotësuar kërkesat e pacientave preshevar, kemi qenë të detyruar të punësojmë me afat kohor të caktuar mjek dhe person tjetër mjeksorë.

dr Driton Salihu
(drejtor në shtëpinë e shëndetit në Preshevë)