SHPËRNDAJE

Kanë filluar punimet e rrugës në fshatin Strezoc rrugë kjo që ka hasur probleme gjatë reshjeve atmosferike e që në raste të caktuara ka qenë edhe e pakalueshme.

Xhelal Hasan, shef i drejtoratit për infrastruktur dhe çështje banesore ka potencuar se ky projekt realizohet në kuadër të Planit Investiv ku gjatësia e kësaj rruge është afro 2km.

Projekti për punimet e rrugës në fshatin Strezoc  sipas Hasanit financohet përmes mjeteve të Trupit Kooordinues ku përfshihen dy vendbanime të fshatit Geraj dhe bashkësisë lokle Strezoc.

Ky projekt ka vlerën e përgjithshme afro mbi 17 milionë dinarë ndërsa afati i realizimit të projektit është 15 ditë. Punimet në terren sipas zyrtarëve të pushtetit lokal janë duke u kryer nga kompania Saba Bellça-Preshevë.

Komuna e Preshevës ka parashikuar projektin për rregullimin, rekonstruimin, mirëmbajtjen dhe asfalltimin e kësaj rruge./presheva.com/