SHPËRNDAJE

Po realizohet projekti i rregullimit të rrugicës me pllaka betoni në vendin e quajtur “Udha e ngushtë” në drejtim të vreshtave në rrugën Abdulla Krashnica në Preshevë.

Kjo ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve të lagjës edhe pse gjendej në mes të qytetit deri më tani askush nuk e ka parë të rrugës që të bëhet rregullimi i sajë ka thënë kështu një banorë që jeton në këtë lokacion për portalin prershevacom.

Ndërsa përfaqësusi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani ka deklaruar se në vazhdën e rregullimit të infrastrukturës komunale në bashkëpunim me banorët e një pjesë të Lagjes në rrugën Abdulla Krashnica në qytet është realizuar projekti i rregullimit të rrugicës me pllaka betoni, në vendin e quajtur “Udha e ngushtë” në drejtim të vreshtave.

Bashkëpunimi me komunitetin do të jetë parësorë për realizimin e projekteve që janë jetike për qytetarët preshevarë ka thënë Hasani. Në këtë mënyrë sipas tijë bëjmë punët duke i ranguar kërkesat sipas prioriteve që bëjnë qytetarëve tanë thonë zyrtarët komunal./presheva.com/