SHPËRNDAJE

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e tij Facebook ka treguar nëse siguria e Kosovës po rrezikohet nga modernizimi në ushtrinë e Serbisë.

Duke u nisur nga kapaciteti ushtarak që posedon ushtria serbe, Shala ka thënë se Këshilli i Sigurisë në Kosovës duhet të mbledh krerët institucional të politikës dhe sigurisë për të biseduar dhe analizuar se çfarë efekti do të ketë kjo për sigurinë e brendshme të vendit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Le të ndalim pak në aspektin real të kapaciteteve ushtarake që posedon ushtria e Serbisë . Sipas web faqes së ministrisë së tyre Serbia ka 90.000 mijë personel ushtarakë, prej tyre aktiv 40.000 dhe rezervë 50.000.
12 avionë luftarakë (dhuruar 3 nga Rusia). 225 tanke pjesërisht moderne, 450 APC, artileri, VHF radar.
40 helikopterë nga Rusia dhe 4 nga Britania e Madhe, UAV nga Kina dhe Rusia nga 2020-2022, ndërsa buxheti i Mbrojtjes 830.000.00 milion USD.

Serbia është gati të modernizojë kapacitetin e saj ushtarak për rreth 230 milion euro se pari kjo është shumë qartë, pra 6 MiG 29-30 tanke luftarake nga Rusia dhe investime në UAV nga Rusia / Kina.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës duhet që të mbledh kreret intitucional të politikes dhe sigurisë për të analizuar në afat të mesem dhe të gjatë zhvillimet në rajon me theks të veçantë politiken e mbrojtjes dhe të jashtme të serbis dhe çfarë efekti do kete kjo për sigurin e brendshme të Kosovës.

Ndersa Ministria e Mbrojtjes e Kosovës të kërkojë zyrtarisht NATO-së ( përmese zyres se tyre që gjindet ne Ministri NALT ) një gjendje ma të detajuar mbi terr at proces në të cilin ka hyre serbia me kete modernizim të fuqis se saj ushtarake.

Dhe njëherit AKI-së ti ndryshohet misioni ( deri sa të formohet një agjencion që do vepronë jashtë territorit të Kosovës ) që mund të verprojë edhe jashtë territorit të Kosovës për të mbledh informacione ma konkrete dhe reale mbi rreziqet potenciale qe mund ti kanoset sigurise se Kosovës dhe kështu të mund të hartohen politikat konkrete të sigurisë.