SHPËRNDAJE

Po vazhdon fluksi i madh i pacientave me grip dhe ftohje në Shtëpinë e Shëndetit Presheva në Preshevë.

Lajmin e konfirmuar për portalin preshevacom drejtori, Driton Salihu.

Salihu ka kërkuar mirëkuptim nga pacientët meqë këto ditë fluksi i tye është rritur dhe pritjet në reparte të caktuara janë më të mëdha.

Drejtori Driton Salihu sot ka publikuar edhe Statistikat javore për shërbimet në Shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë prej datës 27.01 – 02.02.2020.

Praksa e përgjithshme: 1234 pacientë, intervenime intramuskulare 568, infuzione 72, lidhje 26, EKG 6.

Ndihma e shpejtë: 626 pacientë, intervenime intramuskulare 522, infuzione 67, EKG 42, lidhje 12.

Pediatria: 1388 pacientë në parashkollorë dhe shkollorë, 546 intervenime, 50 këshillimore dhe Stomatologjia: 453 kontrollime stomatologjike, 46 pllombime, 45 nxjerrje dhëmbi./presheva.com/