SHPËRNDAJE

Pas iniciativës dhe aktivitetit të suksesshëm që u realizua në pendën e Rahovicës po vazhdon iniciativa edhe për pendën e Bushtranit në organizimin për ti lëshuar disa qindra kilogram peshqi tek kjo pendë.

Këtë e ka konfirmuar për portalin preshevacom, Blerim Rexhepi nismëtar i iniciativës për lëshimin e peshqve në Rahovicë. Sipas organizatorëve tani paralajmërohet edhe aktiviteti që ka të bëjë me mbjellje disa pemëve në këtë pend të bukur.

Rexhepi me bashkëpunëtorët e tijë kanë ftuar peshkatarët dhe qytetarë e Luginës së Preshevës që tu bashkangjiten në iniciativë për të cilat detajet do të precizohen në mbledhjen e këshillit organizativ gjatë ditës së sotme, në ora 19:00 në shkollën fillore të fshatit Bushtran.

Blerim Rexhepi nismëtar i iniciativës për lëshimin e peshqve përmes rrjetir social fb ka falemderuar edhe kryetarin e bashkësisë lokale Bushtran, për bashkëpunimin që ka ofruar./presheva.com/