SHPËRNDAJE

Pochetino-Mourinho

Mauricio Pochetino beson se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë.
Trajneri i Tottenhamit, Mouricio Pochetino ka thënë se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë, pasi Chelsea e mposhti në finale të Capitol One Cup skuadrën e tij.

“E admiroj Mourinhon. Për mua është trajneri më i mirë në botë ose njëri nga trajnerët më të mirë në botë”, tha Pochetino gjatë konferencës për gazetarë.

“Ishte nder që luajta kundër tij. Kam luajtur si lojtarë kundër tij dhe tashmë jam përballur me të edhe në finale dhe kjo është një ëndërr për mua”.

Chelsea fitoi kupën e parë këtë edicion, pasi mposhti Tottenhamin në finale me golin e shënuar nga Terry dhe autogolin e Walker.