SHPËRNDAJE

Pogba

Paris Saint-Germain është para Real Madridit dhe Barcelonës në garë për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.
Paris Saint-Germain është favorit për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, kampioni i Liguë 1 është para Real Madridit dhe Barcelonës në garë për blerjen e Pogbas.

Përveç tij, gjiganti nga Parc des Princes është i gatshëm të paraqes një mega-ofertë edhe për yllin e Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Reprezentuesi argjentinas pritet të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës, vetëm një stinor pas ardhjes në klub nga Real Madrid.