SHPËRNDAJE

Vici

Gjatë patrullës së zakonshme, policët kanë ndaluar një veturë, që po bartte diçka të pazakontë.
Prapa Fiat Puntos, fermeri kishte futur viçin dhe po e dërgonte tek veterineri.
Ky veprim i Zbigniew Grabowskit, nuk u pëlqeu aspak policëve në Magilno, në Poloninë qendrore.
Fermeri është ankuar për largësinë deri tek veterineri dhe se veturën e kishte adoptuar që viçi të ndihej mirë, transmeton Telegrafi.
Këto arsyetime nuk i morën parasysh policët, që i konfiskuan patentën e shoferit dhe e dënuan me 120 euro gjobë.
Për të vizituar veterinarin, ai është dashur të shkojë në këmbë dhe të kthehej po ashtu.