SHPËRNDAJE

 

Inspektorët e policisë në Bujanoc kanë arrestuar një person në qytet pasi te i njeti gjetën 20 gram marihuanë në një qese të “smokit” që kishte me veti.

Bëhet fjalë për një shtetas pakistanez 28-vjeçar që së pari kishte tejkaluar kohën e lejuar për tu larguar nga Qendra e Pranimit në Bujanoc, rast për të cilin është është njoftuar edhe policia.

Ai së shpejti është lokalizuar ne qytet, ku është dërguar në qendrën e pranimit dhe para se të hyjë brenda policia ka kryer një kontrollë tek i cili janë gjetur disa pako marihuanë në një pako të smokit që pakistanezi kishin me veti.

Atij i është shqiptuar mbajtja deri në 48 orë, pas së cilës do të procedohet tutje për posedimin e lëndëve narkotike, si dhe shkelje të masave shëndetësore në fuqi për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Migrantëve të vendosur në qendrat e pranimit nga 17 marsi iu janë kufizuar përkohësisht lëvizjet, dhe largimi nga qendrat është i mundur vetëm në raste të arsyeshme, të tilla si shkuraja te mjeku, me lejen e veçantë të Komisariatit për Refugjatët./presheva.com/