SHPËRNDAJE

Opinion-22

Problemet vijnë e shtohen për të rinjtë, është për të ardhur keq që nuk kanë nga të i`a mbajnë në mungesë aktivitetesh, të rinjtë kohën më të madhe e kalojnë nëpër kafene duke shpenzuar shumë, dhe duke qenë pa punë , nuk janë kreativ dhe janë pa dinamizëm.

Sa është shqetësues fakti që numri më i madh i të rinjëve janë përdorues të duhanit kur një duhanpirës, mesatarisht konsumon rreth 20 cigare në ditë, që i bie shtatë pako në javë , është edhe më shqetësues fakti që ata nuk punojnë asgjë dhe si arrijnë të sigurojnë paratë për të blerë cigare , pra stimultantët e lehtë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë duhani dhe kafeja.

Nga ana tjetër teknologjia po mban peng rininë që të mendojë për të ardhmën ,duke u bazuar në disa hulumtime të rinjtë kalojnë mesatarisht 6 orë në internet që i bie dyzet e katër orë në javë , unë jam i shqetsuar për të ardhmen time dhe të rinjëve në këtë vend , shpresa e të rinjëve dita ditës po humbet këtë, më së shumti po e dëshmon emigrimi i tyre për të pasur një jetë më të mirë , por nëse nuk arrijnë të largohen atëherë disa pajtohen me fatin dhe presin që një ditë gjërat të rregullohen , disa të tjerë hyjnë në rrugë tjera qofshin edhe jo të ligjshme vetëm për të siguruar disa të holla.

Në Preshevë nuk ka numër të saktë të personave që përdorin drogë , depresantët që përdoren më shumë nga të rinjtë janë alkooli dhe marihuana.
Faji duhet të ketë fajtorë, por sa dhe a janë në gjendje ta kërkojnë atë, është shumë e thjeshtë ndoshta ka vetëm një përgjegjës POLITIKA!

Çka kanë premtuar dhe çka kanë realizuar për të rinjtë gjatë këtyre 25 vite pluralizëm politikë?
A kanë plane për të rinjtë apo ndoshta të rinjtë përsëri do të përdoren vetëm për të përfituar një grup njerëzish?

Dhe prap, pasi që do ti shfrytëzojnë të rinjtë ata do të mbeten përsëri në rrugë dhe kafene.
Me ardhjen e brezeve tona janë rrëzuar shumë mure të ngjashme me atë të Berlinit , të rinjtë në vendet tjera të botës kanë rrëzuar diktatura të egra , ndërsa sot ne s’kemi as nga t’ia mbajmë .
Jo , është koha që t’u themi mjaft më na përdorët ,duhet të mendoni më shumë për ne.

shkruan: Altin Borici
(student në Uniersitetin Publik të Prishtinës, Fakulteti Filizofik, Departamenti i Sociologjisë )