SHPËRNDAJE

Politika e komunës së Preshevës vazhdon të synojë intensifikimin e koordinimit të veprimit me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Zëvendës kryetari komunës së Preshevës, Armend Aliu ka takuar në Tiranë kyetaren e komisionit për politika të jashtme, Mimi Kodheli me të cilën janë dakorduar që në peiudhën në vijim të realizohen projekte konkretet në Luginë nga qeveria shqiptare.

Zëvendës kryetari komunës së Preshevës, Armend Aliu për portalin preshevacom ka konfirmuar kyetarja e komisionit për politika të jashtme, Mimi Kodheli brenda një afati të shkurtër kohor do ta vizitoj Luginën e Preshevës.

Aliu ka falemderuar zonjën Kodheli për vëmendjen e shtetit shqiptar ndaj institucioneve shqiptare në Luginë të Preshevës. Në këtë takim pjesë e delegacionit ishte edhe kryetari i APN-së dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti./presheva.com/