SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komsiç, tash anëtar i presidencës, i ka treguar vendin ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Komsiç e paralajmëroi sot diplomatin serb se ai nuk mund të luaj rolin sikurse ka sovranitet të padiskutueshëm në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Indeksonline.

Daçiq i cili po merr pjesë në Samitin e Sarajevës për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, i tha gazetarëve sot se Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina mund të bëjnë një marrëveshje të njejtë sikurse Kosova dhe Shqipëria për politikën e jashtme.

Kjo nuk i ka pëlqyer Komsiçit, i cili ka reaguar.

Ai tha se është e qartë se Serbia nuk mund të diktoj politikën e jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe se Daçiq nuk mund të shëroj fustrimin e tij me Kosovën këtu.

Kosmiç i kërkoj Vuçiqit që ta korrigjoj ministrin e tij.

Ish presidenti boshnjak në të kaluarën kishte kërkuar që të njihet Kosova si shtet i pavarur por për shkak të serbëve që gjendën në pozita udhëheqëse atje nuk ishte realizuar kjo kërkesë e Kosmiç.

Ndërsa, kreu i Partisë Socialdemokrate në Bosnjë, Vojin Mijatoviq, i ka dërguar një letër të hapur ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq mbi deklaratën se “Serbia dhe Republika Serbe mund të kenë një politikë të përbashkët të jashtme”.

Daçiq sot në Sarajevë, duke komentuar mos ardhjen e delegacionit të Shqipërisë dhe Kosovës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, tha ndër të tjera se Serbia mund të veprojë njësoj me Republikën Serbe, duke aluduar në marrëveshjen Kosovës-Shqipëri për një politikë të jashtme të përbashkët.

“Ju vini si një mysafir i dashur dhe i afërt, por kjo nuk ju jep të drejtën për të na fyer, për të bërë telashe në vendin tonë dhe për shkak të problemeve politike me të cilat Serbia përballet. Ju përfaqësoni vazhdimin e një politike katastrofike të Sllobodan Millosheviqit, për cilin turpërohem si serb. Ju, zoti Dodik dhe destruktorët e ngjashëm politik janë vetëm një faktor në trazirat dhe destabilizimin e vendeve tona dhe rajonit “, shkruan Mijatoviq.