SHPËRNDAJE

Perutnina Ptuj është prodhuesi i vetëm i mishit të gjel deti të freskët me origjinë Sllovene. Perutnina Ptuj konfirmon prap angazhimet afat gjata dhe përkushtimin tonë për të siguruar Cilësi, Siguri dhe Gjurmueshmëri në nivelin më të lartë. Njerëzit në mbarë botën gjejnë jo vetëm shijen e shkëlqyer të mishit të gjel deti, por edhe cilësinë e tij, vlerat ushqyese dhe shumëllojshmërinë e përdorimit.

Mishi nga gjeldeti është shumë i shëndetshëm, ka më pak yndyrë dhe më pak kolesterol se sa mishi i kuq, ndërsa ka më shumë proteina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Ka shije perfekte dhe përshtatet shumë mirë me erëza të ndryshme për gatim.

Përdoret për përgatitjen e vakteve të shëndetshme dhe të lehta (light), e poashtu për evente speciale. Mishi nga gjel deti është shumë më i pasur me Kalcium, Selen dhe Zink, sikur mishi i pulës. Mishi nga gjel deti pa lëkurë, përmban mesatarisht 20-24% proteina dhe 2-5% yndyrë.