SHPËRNDAJE

Më 16 tetorë të vitit të kaluar pushteti lokal publikoi një donacion tejet të rëndësishëm për komunën e Bujanocit veqmas për sezonin verorë kur popullata po përballet me mungesën e ujit të pijshëm, donacion ky nga Lidhja e Mërgimtarëve të Tërrnocit (LMT) të cilët kishin siguruar 5 pompa të brendeve më të reja për Ndërmarrjen Publike Komunalia që ti furnizojnë qytetarët pandërprerë me ujë të pijshëm.

Më 16 tetorë të vitit të kaluar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit, kishte shkruar: (Lidhja e mërgimtarëve të Tërnocit (LMT), ka siguruar donacion për Komunën e Bujanocit 5 pompa të ujit të cilat do të shfrytëzohen në sistemin qëndrorë të ujësjellësit të Komunës së Bujanocit, e të cilat janë siguruar si donacion nga Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit, kanë arritur në Bujanoc. Pompat e kualitetit të lartë do të shërbejnë dhe vendosën në qendrën e furnizimit me ujë të pijshëm në dalje të qytetit të Bujanocit. Përfaqësuesit e Komunalisë të cilët edhe janë kompetent për këtë fushëveprim, kanë cilësuar këto pompa si tejet të nevojshme për Ndërmarrjen tonë duke i kualifikuar ato si njëra prej brendeve më të mira të këtyre pompave).

Pas këtij lajmi më 18 tetorë 2019 e deri më 14 qershorë kur pushteti dha edhe një lajm se është vendosur një pompë për rritjen e kapacitetit të ujit të pijshëm nuk u publikua asgjë.

I fundit ishte se, furnizimi më ujë do të normalizohet gjë që nuk ndodhi dhe detyroi Këshillin Komunal në krye me kryetarin Shaip Kamberin që të aprovojë restrikcionet e ujit të pijshëm nëpër vendbanimet e komunës së Bujanocit të propozuara nga drejtori teknik i Komunalisë, të cilat sipas banorëve nuk po rrespektohen nga vet ata që i propozuan.

Mungesa e ujit të pijshëm në lagjet e caktuara në fshatin Tërrnoc dhe vendbanimet tjera të komunës sa vejen e rritet, presheva.com ka kontaktuar banorë të disa vendbanimeve, nëse restrikcioni i aprovuar në Këshillin komunal është duke u rrespektaur, gjë që kategorikisht e kanë mohuar shumë banorë.

Si do që të jetë edhe pompat donacion i LMT-së më nuk u përmendën, të cilët sipas burimeve të presheva.com brenda NP Komunalis nuk gjenden as në këtë Ndërmarrje, aty ku duhet ta kishin pasur vendin./presheva.com/