SHPËRNDAJE

Ederson u transferua për 35 milionë funtesh te Manchester City në vitit 2017, ndërsa aftësitë e tij me këmbë kanë qenë mbresëlënëse saqë shumë prej tyre kanë besuar se ai do të jetë i aftë të luajë edhe si lojtar.

Ish-portieri i Benficas ka shfaqur një besim të frikshëm me topin në këmbë dhe madje ka dhuruar edhe dy asistime në sezonin e kaluar për Sergio Aguero dhe Raheem Sterling.

Për më tepër, ai në një ndeshje kundër Wolves në muajin janar, ai lëshoi golin e tij dhe doli deri afër mesit të fushës, duke shkëmbyer tri pasime me bashkëlojtarët.

Ederson ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë edhe në një ndeshje bamirësie që ai organizoi në vendlindjen e tij së bashku me këngëtarin brazilian MC Guime.

I veshur me fanellën e numër 10 dhe duke luajtur në të njëjtën skuadër me Gabriel Jesus, Ederson shënoi dy herë në fitoren 5-4 të ekipit të tij.

Goli i parë i portierit erdhi nga pika e bardhë, ku Ederson shënoi me lehtësi dhe stil.

Ndërsa, goli i dytë tregoi cilësitë e tij me top, ku braziliani kreu disa driblime para shënimit.