SHPËRNDAJE

Dacic

Lideri i AKR-së dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për vizitën e kryediplomatit serb në Kosovë, Ivica Daçiq.
Ai tha se prezenca e Daçiqit në Prishtinë dëshmon se shteti i Kosovës ekziston.

“Prezenca e kryediplomatit serb këtu në Prishtinë po ashtu ka domethënie të madhe dhe kjo është edhe një fakt se shteti i Kosovës ekziston”, tha Pacolli për Klan Kosova.