SHPËRNDAJE

Kosova mori vetëm barazimin ndaj Bullgarisë (1-1) në një ndeshje që e dominoi thuajse tërësisht.

Përtej asaj që u pa në ekranet televizive, disa nga prapaskenat më interesante të kësaj ndeshje.

Nga tollovia që u përfshinë e gjithë skuadra e Kosovës, tek dritat e telefonave, festa bullgare, ngatërrimi i ndërrimeve e zona e VIP.

Ndeshja kohë pas kohe transmetohej në dy ekranet gjigante në stadium

Për herë të parë u pa kjo gjë ka ndodhur në një ndeshje të Kosovës. Rastet, golat dhe shumë gjëra tjera diskutabile u panë në ekran, ku tifozët shpesh edhe reagonin në raste të tilla.

 

Tollovia e minutës së 14-të

Në minutën e 14 të ndeshjes ndodhi një tollovi e madhe afër bankës së Bullgarisë.

Mërgim Vojvoda dhe Milot Rashica patën disa fërkime me futbollistin bullgar Anton Nedyalkov.

Në anën tjetër Shala u zu me ndihmës trajner bullgar që reagoi në atë moment. U desh ndërhyrja e Amir Rrahmanit dhe Bersant Celinës që të qetësohet mesfushori kosovar.

Festa për Chochev

Ishim afër 200 tifozë bullgarë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Për hir të vërtetës ata u dëgjuan pakë në këtë ndeshje.

Festa e golit bëri që ata të vëreheshin që janë në stadium.

Lojtarët golin ia dedikuan Ivaylo Chochevit, që do të mbetet jashtë fushave për 10 muaj.

Dritat e telefonit  

Tashmë në çdo ndeshje është bërë traditë që tifozët e Kosovës t’i ndezin dritat e telefonit për disa minuta.

Ambient impozant në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kur kryhet edhe ky akt që është kthyer në ritual.

Ngatërrimi në ndërrime

Në ndërrimin e tretë ndodhi një ngatërrim se jo mahi. Muharrem Sahiti thirri mbrojtësin Leart Paqarada që të futet në lojë në vend të Kolollit.

Vet Paqarada e ftoi fillimisht Bernard Berishën, e pastaj Florent Hasanin, edhe pse thirrja ishte për të. U desh që menaxheri Bajram Shala të shkojë dhe ta sqarojë situatën.

 

Të gjithë pran topit të gjuajtja e lirë

Zhvillohej minutave  86-të kur Besar Halimi fitoi një goditje dënimi. Afër topit ishin Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Halimi. Në fund u vendos që të gjuajë Zeneli.

Përsëri iluzion goli pas gjuajtjes nga Zeneli te tifozët

Atë goditje dënimi më së miri e gjuajti Zeneli, ku topi shkoi ngjitur me shtyllën. Shumë tifozë menduan që ishte gol duke filluar edhe festën.

 

Lot në fund të ndeshjes, Zeneli dhe Kryeziu

Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu nuk e pranuan barazimin dhe iu rrëshqiptën lotët pa ndeshjes. Lojtarët edhe një herë tregojnë që janë të lidhur për fanelle.

Zona e VI(Politikanëve)

Tribuna VIP ishte e mbushur me politikanë. Aty kishin bërë vend nga kryeministri, Ramush Haradinaj, te kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, e presidenti Hashim Thaqi. Aty ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministra të tjerë.

Sonte, djema, mundohuni të na bëni krenarë ashtu si dje, si gjithmonë. Ne, gjithmonë do të jemi me ju! HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 25. März 2019

Nuk munguan as familjarët e tyre si zakonisht në këtë zonë.