SHPËRNDAJE

Presheva po bëhet me park, ëndërr e kahmotshme e preshevarëve. Gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar punimet në rregullimin e parkut të qytetit në Preshevë, dëshirë kjo e kahmotshme e qytetarëve preshevarë.

Punimet në terren i ka inspektuar kryeshefi i drejtoratit për infrastrukturë dhë çështje banesore, Xhelal Hasani. Gjatë kësaj periudhe kohore në kuadër të Planit Investiv për vitin gjegjës janë duke u zhvilluar punimet në rregullimin e infrastrukturës dhe elementeve përbërëse të parkut të parë të qytetit tonë. Sipas tijë në kuadër të projektit në fjalë do të bëhet rregullimi i stazave për këmbësorë, zona të gjelbruara, këndi i lojrave për fëmijë, ndriçimi publik dhe rregullimi i fontanës. Zyrtari komunal për portalin preshevacom ka deklaruar se nuk janë të kënaqur me punët që janë realizuar deri tani sepse ka pasur ngecje në afatet kohore lidhur me projekt dokumentacionet nga shtëpia projektuese.

Rregullimi i parkut të qytetit financohet nga pushteti lokal i Preshevës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës e cila ka dhuruar mjete në vlerën prej 112 mijë euro. Kryeshefi i drejtoratit për infrastrukturë dhë çështje banesore, Xhelal Hasani ka potencuar se në kuadër të këtijë projekti do të bëhet edhe rregullimi i rrugës dhe parkingut përmes së cilës kyçja do të bëhet në rrugën 15 Nëntori. Poashtu ai i siguron qytetarët se drunjtë që janë në këtë lokacion nuk do të prehen por përkundrazi do të shtohen zonat e gjelbruara. Hasani ka potencuar se trendi i rregullimit të parqeve do të intesifikohet edhe në vendbanime të tjera të komunës sonë./presheva.com/