SHPËRNDAJE

Pas rregullimit të mbeturinave, parkingjet do të jenë prioritet për drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë.

Problemi i parkingjeve tani më ka mbetur si problem i pa zgjidhur vetëm në Komunën tonë duke përfshirë këtu pagesat elektronike përmes telefonit celular lidhur me këtë po pritet vetëm vendimi zyrtar dhe do të fillojë të funksionoj ky sistem, transmeton presheva.com.

“Një ndër hapat që mendojmë ti marim shumë shpejt është sitemi i parkingjeve të cilin e kemi biseduar qe sa kohë, Ne jemi në bisedimet përfundimtare për aplikimin e këtij sistemi, përfundimisht Komuna e Preshevës do të përfshihet në këtë sistem, sepse është e vetmja komunë e cila nuk posedon sistemin e parkingut, njëherit kjo do të na mundësojë që të kemi të hyra në Ndërmarrjen Publike “Moravica” ka thënë kështu Drejtuesi i N.P “Moravica” Gazmend Aliu, transmeton presheva.com.