SHPËRNDAJE

Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës po qëndrojnë sot në Preshevë. Ata janë pritur nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit, Sami Salihu.

Në deklaratën për media nikoqiri i këtijë takimi ka potencuar se së bashku me kryetarin e kuvendit kanë informuar delegacionin kosovarë lidhur me problematikat me të cilat ballafaqohen preshevarët.

Kërkesë kryesore e drejtuesve të pushtetit lokal në Preshevë karshi deputetëve kosovarë ishte krijimi i Fondit Kombëtarë të Solidaritetit, hapja e një zyre koordinuese për shqiptarët e Luginës dhe përfshirja e shqiptarëve në kuadër të vendit të rezervuar për një OJQ në ekipin negociatorë të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Deputeti Nait Hasani ka arsyetuar kërkesat e lidershipit shqiptarë në Luginë karshi Kosovës sepse të drejtat e shqiptarëve në këto troje janë të shkeluar skajshmërisht. Edhe Deputeti Ismajl Kurteshi në prononcimin e tijë ka shprehur keqardhje për mos lëvizje pozitive të kërkesave të shqiptarëve të Luginës gjatë kësaj periudhe kohore.

Ata janë zotuar se zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të dëgjohet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe do të vazhdojnë të realizohen edhe projektet infrastrukturore që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Preshevë./presheva.com/