SHPËRNDAJE

Lugina e Preshevës tashmë do të jetë prezentë edhe më afër legjendave të futbollit Spanjoll. Jo më kot në Zvicërr e thërrasin me nofkat e emrave të mëdhenjë të futbollit. Talenti preshevarë Valdrim Dalipi ka arritur që të bind menaxherët e klubit sapanjoll “FC Cadiz” pa menduar shum të firmosin kontratën 3 vjeçare.

18 vjeçari me prejardhje nga Presheva që jeton dhe vepron në Zvicërr ka zyrtarizuar kontratën për tri vitet e ardhshme me klubin “FC Cadiz” të Spanjës. Valdrini 7 vite ka qenë pjesë e skuadrës “FC Cyrih” ku është shquar për talentin e tij gjë që edhe ka ngjallur interesimin e menaxherëve spanjoll. Pamvarësisht moshës se re Dalipi do ti mungojë tifozëve të “FC Cyrih”, të cilëve shpesh i ka dhuruar spektakël.

SAMSUNG CAMERA PICTURES

Talenti preshevarë tashmë ka shkelur në fushën e “FC Cadiz” të Spanjës ku në shtator të këtij viti do të paraqitet në ndeshjet zyrtare të klubit të ri./presheva.com/