SHPËRNDAJE

Atdhe Nuhiu nuk di të ndalet duke shënuar gola. Sulmuesi shqiptar me pasaportë austriake është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën e tij Sheffield Wesdney.
25-vjeçari e ka filluar ndeshjen ndaj Middlesbrough nga minuta e parë, ndërsa ka arritur të shënojë golin e epërsisë shtatë minuta pasi filloi pjesa e dytë nga penalltia.

Goli në atë takim ishte i gjashti në kampionat për Nuhiun, ndërsa ai ka shënuar edhe tre gola të tjerë në Kupë.