SHPËRNDAJE

Partitë opozitare në Preshevë tri vjet radhazi kanë gënjyer elektorin e tyre dhe qytetarët duke i manipuluar se koalicioni qeverisës po prishet.

Tri vite radhazi këshilltarët e pozitës janë kërcënuar apo joshur me para nga PVD e PDSH. Tentativat e tyre për të njollosur pushtetin janë të paskrupullta vetëm që të arrinë intereset personale ka thënë kështu në intervistën për portalin preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Arifi ka deklaruar se jetën e tijë private dhe familjare ai e jeton njejtë sikur kur nuk ishte në krye të detyrës si kryetarë partie apo kryetarë komune në dallim me ish kryetarët e komunës të cilët gjatë 12 viteve ishin pasuruar në kurriz të popullit.

Qytetin tonë nuk do tua lëmë në dorë hienave atyre që nuk drejtojnë parti politike me sistemin e demokracisë por janë pjesë e sekteve të caktuara ka thënë ndër të tjera i pari i Preshevës. Ata të sistemit të kaluar politik po bëjnë tentativa që të indoktrinojnë elektorin duke u sillur me metodën ju heshtni ndërsa vendos kryetari i partisë.

Fryma e re politike tani në Lugine të Preshevës nuk do ta lejojë që ti manipulojnë qytetarët e sajë Ragmi Mustafa e Shaip Kamberi. APN është shembulli i demokracisë sepse në këtë subjekt politik drejtues të partisë janë komplet anëtarësia e sajë dhe vendimet sillen në mënyrë transparente dhe demokratike ka thënë kryetari Shqiprim Arifi./presheva.com/