SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, e ka humbur apelin, për t’u dënuar më pas nga FIFA për 12 muaj, shkaku që ka iniciuar gjuhë të urrejtjes dhe dhunë ndaj Lionel Messit.

Rajoub i kishte ftuar tifozët palestinezë ta digjnin fanellën e yllit të Barcelonës, për shkak që ai kishte pranuar që të merrte pjesë në ndeshjen miqësore ndaj Izraelit.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka bërë të ditur se apeli i të parit të futbollit të Palestinës është refuzuar, për t’u përjashtuar kështu 12 muaj nga futbolli.

Përballja në mes të dyja kombëtareve do të zhvillohej në stadiumin “Teddy Stadium’ në Jerusalem – vend ky që banohet më shumë nga palestinezët, më 9 qershor të vitit të kaluar.

Por, për shkak të tensioneve politike që ka mes të dyja vendeve, 66-vjeçari doli kundër ardhjes së Argjentinës dhe Messit.

“Ai (Messi) është një simbol i madh në futboll, kështu që n do ta shënjestrojmë atë dhe do ta djegim fanellën e tij dhe ta largojmë nga vendi ynë. Ne ende shpresojmë që Messi nuk do të vije”, kishte thënë Rajoub.

Ndeshja ishte anuluar në mes të Izraelit dhe Argjentinës, e që Federata e Futbollit të izraelitëve u ankua në FIFA.