SHPËRNDAJE

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka emëruar të mërkurën Janez Janshan si kandidat për kryeministër.

Sipas mediave të huaja, parlamenti pritet të konfirmojë javën e ardhshme kandidimin e kreut të Partisë Demokratike Sllovene.

Janez Jansha, kreu i qendrës së djathtë do të zëvendësojë kryeministrin e qendrës së majtë, Marjan Sarec, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar.

Nominimi vjen një ditë pasi Partia Demokratike Sllovene, ra dakord për një koalicion me partinë e qendrës së majtë, atë të Qendrës Moderne, Slloveninë e Re Konservative dhe Partinë e Pensionistëve Desus.

Jansa tha në një konferencë shtypi se qeveria e tij do të përqendrohet në përmirësimin e sistemit joefikas të shëndetit kombëtar dhe decentralizimin e vendit.

Ndër tjerash ka thënë se një nga detyrat e saj kryesore do të jetë kryesimi i Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Janez Jansha drejtoi qeverinë sllovene me dy mandate, nga viti 2004 në 2008 dhe nga viti 2012 deri në vitin 2013.