SHPËRNDAJE

Këshilli Mysliman në Britani të Madhe ka thënë se vaksinat kundër gripit që janë paraparë për fillimin e vitit shkollor në këtë shtet nuk duhet marrë nga fëmijët që i përkasin besimit mysliman.

Sipas këtij Këshilli vaksina përmban xhelatinë e cila ka përbërje të dhjamit të derrit dhe konsiderohet e papastër në fenë islame.

Në anën tjetër, zyrtarët shëndetësorë në Britani të Madhe shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me rritjen e numrit të fëmijëve myslimanë që do të tërhiqen nga programi i ri për vaksinim.

Vaksina e re kundër gripit do të aplikohet te fëmijët si sprej në hundë.