SHPËRNDAJE

Pas vizitës së minisrtes për Arsim të Republikës së Shqipërisë Besa Shahini në komunën e Bujanocit kohë më parë e shoqëruar nga Ministri i Arsimit të Serbisë Mlladen Sarçeviç, të hënën dy homologët janë takuar në Beogradë ku kan vazhduar bisedimet rreth teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Tema kryesore e takimit ishte Tekstet në gjuhën shqipe për shqiptarët e Luginën së Preshevës. Në këtë takim përvec dy ministrave ka marrë pjesë edhe anëtari i komisionit për arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar Dr.sc Ilir Zylfiu.

Është arritur një marrëveshje por mbetet vetëm zyrtarizimi i disa teksteve që do të jenë gati për në shtator.

Edhe gjatë qëndrimit në Bujanoc, Ministrja Shahini pati deklaruar se ky shtator ndonëse jo në përgjithësi, nxënësit shqiptarë të komunave të lartpërmendura do ti gjejë ndryshe nga shtatorët e tjerë, gjegjësisht me kushte më të mira në arsim në gjuhën shqipe. Në këtë problematikë sipas Ministres Shahini dhe Ministrit Sharçeviç, do të angazhohen ekspert të fushave përkatëse në përkthimin e teksteve shkollore të cilët do të jenë të përdorshëm për nxënësit shqiptarë tek ne.

Këtë vit pritet edhe një takim dedikuar zgjidhjes së problemit të nostrifikimit të diplomave për stundentët shqiptar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, interesim për të cilin ka treguar edhe vet Ministri Mlladen Sharçeviç./presheva.com/