SHPËRNDAJE

Gjatë ditëve të fundit, me reshjet e para të shiut, janë paraqitur edhe shumë probleme me rrjetin e kanalizimit në Komunën e Preshevës.

E gjithë kjo vie si pasojë e shumë faktorëve, siç janë rrjeti i amortizuar, kyçjet ilegale të qytetarëve të ujërave atmosferike në kanalizim fekal dhe punimet e mëhershme nëpër rrugë siç ishte rasti i sotëm në rrugën Abdulla Krashnica ku shahtet e kanalizimit ishin të mbuluara me asfalt dhe pamundësonin intervenimin e shpejtë.

Punëtorët e NP Moravica përmes angazhimit maksimal arritën të i eliminojnë disa prej tyre dhe janë duke punuar edhe në vendet tjera që janë paraqitur nga qytetarët./presheva.com/