SHPËRNDAJE

CR7
Portugezi që nga fillimi i këtij viti nuk është lojtar i njejtë.

Forma në të cilën gjendet CR7, reaksioni i tij në fushë ku nuk fsheh paknaqësinë, kanë shkaktuar spekulime të shumta.

Ndahet mendimi se Ronaldo ka humbur motivimin në Real Madrid, por për arsyet spekulohet edhe më tej.
Disa fajësojnë Irina Shayk, ku thonë se Ronaldo nuk është i njejti që kur është ndarë me të dashurën, disa thonë se edhe vitin e kaluar në të njejtën kohë ka pasë krizë të ngjajshme, por që tani është më e dukshme.

Në qëndrimet e shumta, mendim ka dhënë edhe legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoichkov, i cili thotë se Real Madridi duhet ta shesë Cristiano Ronaldon, dhe sipas tij Perez këtë do ta bëj në fund.
Ish futbollisti bullgar thotë se di arsyen e problemit të Ronaldos.

“Herët apo vonë, Perezi do ta shesë Ronaldon. Për këtë ju duhet ta pyesni presidentin, pasi tek Reali gjithçka mvaret nga presidenti. Nuk e di se a i duhen të holla atij, por nëse i duhen, tani është momenti i duhur që ai ta shesë”.

Stoichkov thotë se Messi paraqet presion shtesë për Ronaldon, pasi sipas tij, ai do të kishte luajtur më mirë nëse luan në ndonjë ligë tjetër e jo së bashku me Messin.

“Messi është në pozitë monentalosht ku duhet të jetë Ronaldo. Të gjithë lojtarët kalojnë nëpër periudha të vështira, kam pasë edhe unë. Ndoshta opsesion i vërtetë është Messi si faktor kryesor për problemet e Ronaldos. Dallimi ndërmjet Messit dhe Ronaldos është se Messin e krahasojnë me Pelen, Maradonën, Creuyff ndërsa Ronaldon e krahasojnë vetëm me Messin” ka thënë legjenda e futbollit bullgar dhe ish lojtarin e Barcelonës.