SHPËRNDAJE

Raporti i hartuar nga grupi “Statista” ka ardhur në përfundimin se prodhimet gjermane janë më të besueshmet dhe më të mirëpriturat në gjithë botën.
Ky raport për prodhimet me reputacionin më të mirë i bazuar në tërë botën tregon se Gjermania kryeson, duke qenë shteti me prodhimet më të besuara në botë.

Ky raport ka marrë për bazë 43,000 njerëz nga 52 shtete, plus vendet e Bashkimit Evropian. Vendet e përfshira në këtë hulumtim paraqesin 90 për qind të popullsisë botërore, raportojnë mediat gjermane.

Prodhimet gjermane filluan të kryesojnë që prej mrekullisë ekonomike që përjetoi shteti gjerman në vitet e 50-të. Sot, prodhimet gjermane në botë lidhen me cilësi të lartë dhe standard të mirë.

Pas Gjermanisë, më të vlerësuar janë prodhimet e Zvicrës, pastaj nga ato të BE-së, Britanisë së Madhe etj. Kurse, prodhimet nga Kina figurojnë si më të dobëtit, si ato më pak të besueshme apo të padëshiruarat.