SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Raincë por edhe vendbanimeve tjera të komunës sonë, gjatë tërë kohës iu kanë ekspozuar rrezikut, me rastin e kalimit mbi hekurudhë. Në mungesë të rampës automatike, kanë pësuar shumë herë kalimtarët e rastit, duke marrë dhe jetë njerëzish, ku kanë pësuar me fatalitet më shumë se 20 viktima.

Për shkak të rrezikshmërisë së qytetarëve tanë, nga viti 2016 e këtej, Komuna e Preshevës ka këmbëngulur tek Hekurudhat e Serbisë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë. Kërkesa është aprovuar nga ana e Hekurudhave të Serbisë, për të cilën dhe janë udhëhequr procedurat teknike e administrative që kjo rampë të vendoset.

Xhelal Hasani – drejtor i Fondit për Infrastrukturë në Komunën e Preshevës për portalin tonë është prononcuar se projekti i rampës në B.L Raincë realizhet nga hekurudhat e Serbisë dhe është një projekt i rëndësishëm dhe me kosto të lartë ku kap vlerën rreth 200 000 eurove.Për shkak të rëndësisë të cilën e ka dhe rrezikshmërinë që po paraqet kjo zonë është marrur sipër që të vendoset kjo barrier këtu që të sigurohet jeta e qytetarëve që frekuentojnë në këtë rrugë.Me vendsojen e barrierave në këtë pjesë do të rritet dukshëm siguria e qytetarëve.Ne mendojmë se ky projekt ka qenë i qëlluar.

Rampat në vetvete përmbajnë barrierat të cilat në mënyrë fizike parandalojnë kalimin e automjeteve,gjithashtu janë të vendosur edhe semaforët paralajmërues të cilët aktivizohen me rastin e ofrimit në distancë të caktuar diku rreth 750 m në afërsi të vendkalimit me shkeljen e sinjalit në pjesën ku janë të vendosura paisjet.Vozitësit duket t’i përmbahen sinjalizimit dhe t’i rrespektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të evitohen çdo aksident i mundshëm./Presheva.com/