SHPËRNDAJE

Situata e rëndë e krijuar në rrugën Karposh si dhe ankesat e shumëta të qytetarëve në lidhje me rrugën e Karposhit ka shtyrë Kryetarin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi që të reagojë, për ti sqaruar qytetarët e Preshevës në lidhje me indikatorët kryesorë që po pengojnë procesin.

Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi në konferencën për media të mbajtur sot ka informuar se projekti i rrugës Karposh ka një kosto të lartë dhe ka filluar në muajin janar të vitit 2016 dhe ishte paraparë të përfundoj pas 120 ditëve, ndërkaq sipas kryetarit pas ndërrimit të pushteteve ky projekt është anashkaluar nga pushteti i atëhershëm.

“Projekti në fjalë ka filluar qysh nga shtatori i vitit të kaluar me ardhjen tonë në pushtet, ndërkaq tani më kanë kaluar rreth 10 muaj dhe shtresa e parë ka pëfunduar në  mesin e muajit qershor dhe nga punëkryersi kemi marrur premtime se shtresa e fundit do të kryhet vetëm pas dy javësh” ka njoftuar kryetari Arifi në konferencën për shtyp, transmeton presheva.com

“Dinamika dhe zhvillimet e fundit në terën na kanë bërë që dalëngadalë të humbin besimin dhe shpresën tek kjo kompania lokale e cila është kontraktuar si punëkryerse kryesore” ka pohuar kryetari Arifi.

Sipas tij projekti i rrugës Karposh tani është në ndikim edhe politik nga opozita preshevare pasi egzistojn indikatorë që punëkryersi është në presion politik, konkretisht të PDSH-së dhe kryetarit të saj Ragmi Mustafa. /presheva.com/