SHPËRNDAJE

8Marsi

Edhe pse janë me numër simbolik apo me vetëm për të përmbushur shifrat ligjore, femrat shqiptare janë pak të inkuadruara në jetën politike në Luginë të Preshevës.

Me rastin e 8 marsit, ditës së gruas, në Luginë të Preshevës, organizohen ahengje të ndryshme nëpër restorane dasmash, me këngëtare të njohura Kosovare, që me një çmim prej 10 deri 15 euro, me muzikë e aheng tentojnë ta kalojnë një natë.

Kur bëhet fjalë për Urime të ndryshme politike nga partitë politike këti në Luginë të Preshevës, urimet në redaksitë e medieve të ndryshme dhe presheva.com, vijnë një nga një, atyre i mungon vetëm ta posorisin dhe t’ia bashkangjesin nga një këngë që dikur bëheshin në radio stacionet me rastin e fejesës apo martesës.

Asnjë parti politike nuk u mendua që së paku ti uroj këtë ditë madhështore të gruas me komunikatat e zakonshme politike e urime të ndryshme, jo vetëm nëpër medie, por as në faqet zyrate të Facebook që kanë nga disa qindra fansa. /presheva.com/