SHPËRNDAJE

Falcao

Radamel Falcao po qanë për formën e tij të dobët në Manchester United.

Ish agjenti i Radamel Falcaos, Silvano Espindola ka deklaruar se ai shpesh flet me kolumbianin dhe qajnë së bashku për formën e dobët në United.

“Ne flasim shpesh. Nuk do të them se ai është i lumtur, pasi ai nuk është. Ne flasim shumë shpesh dhe qajmë së bashku. Nuk është një situatë e lehtë , pasi Falcao dëshiron të luaj dhe çdo sulmues dëshiron të shënoj gola, kjo është normale”, tha Espindola për AS Colombia.

Ai po ashtu tha se Falcao është në hall të madh, pasi përveç që nuk po mund të shënoj nuk po din se si të përballet me këtë situatë.